Teknologjia
Teknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij . Përdorimi i termit "teknologji" ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 200 viteve të fundit. Para shekullit të 20, termi ishte i pazakontë në gjuhën angleze, dhe zakonisht është referuar për përshkrimin apo studimin e arteve teknike(ose aftësive teknike) . Termi "teknologji" u rrit në rëndësi në shekullin e 20 në lidhje me Revolucionin e Dytë Industrial. Kuptimi i termit ndryshoi në fillim të shekullit 20, kur shkencëtarët e shoqërisë amerikane, duke filluar me Thorstein Veblen, i cili përktheu idetë nga koncepti gjerman i fjalës Technik në technology. Në gjermanisht dhe gjuhët e tjera evropiane, një dallim ekziston midis Technik dhe technologie që mungon në gjuhën angleze, e cila zakonisht përkthehen dy termat si "teknologji". Në vitet 19...